Java e 11-të e kampionatit të Kategorisë Superiore ka dhuruar sifdën Vllaznia- Bylis e cila duhet të luhej në Shkodër por fakti që fusha e stadiumit “Loro Boriçi” është mbjellë ditët e fundit, e ka vënë në dyshim zhvillimin e saj në këtë impiant sportiv.

Janë përmendur gjatë kësaj jave disa alternativa për vendin se ku mund të luhet kjo ndeshje duke filluar nga Puka, Laçi apo ndonjë stadium tjetër. Por ndërkohë drejtuesit e klubit shkodran janë duke parë mundësinë e luajtjes së këtij takimi në “Loro Boriçi”.

Bari i ri ka filluar të dalë tashmë dhe fotot që shoqërojnë këtë shkrim i takojnë ditët së sotme. Duket se edhe 2-3 dite ai do te jete ne nje gjendje shume me te mire dhe prandaj po shikohet mundesia qe ndeshja te luhet aty.

Gjithsesi, situata e fushës së stadiumit “Loro Boriçi” do të konsultohet edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe nuk përjashtohet mundësia që takimi Vllaznia- Bylis të luhet në Shkodër. Të paktën vetëm kjo ide ekziston aktualisht tek drejtuesit e klubit kuqeblu të cilët nuk janë duke menduar asnjë alternativë tjetër për luajtjen e këtij takimi.
www.shkodrasport.com