Jurgen Klisman është vetëofruar për të marrë drejtimin e Kombëtares së Australisë. 53 vjeçari tha se do ta pranonte me kënaqësi, nëse i ofrohej posti i trajnerit nga Federata Australiane. Për këtë post është përfolur dhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Alaves.
Australia është kualifikuar në Botërorin e Rusisë, por është pa trajner që prej dorëhëqjes së Ange Postecoglou
© shkodrasport.com