Prej ditësh është diskutuar për një shtyrje të kampionatit në janar. Disa skuadra, përfshi këtu edhe Vllazninë, kanë qenë dakord që starti në 2022-shin të ishte 22 janari ose më tej, në vend të datës 15 janar. FSHF, me anë të sektorit të garave, ka hedhur në diskutim këtë kërkesë, por në fund gjërat kanë qëndruar sipas plani,
Kanë qenë tre skuadra të cilat kanë dalë kundër idesë së shtyrjes së kampionatit në janar. Gazeta mëson se kanë qenë kundër Tirana, Teuta dhe Laçi për shtyrjen e kampionatit, ndërsa skuadrat e tjera pro shtyrjes së kampionatit, pikerisht Kukesi, Vllaznia, Partizani, Skenderbeu, Dinamo, Egnatia dhe Kastrioti.
Duke parë që disa skuadra ishin kundër, FSHF ka thënë “jo”. Në fakt, skuadrat të cilat refuzuan kanë arsye që të mos pranojnë shtyrjen e kampionatit, pasi janë në formë dhe nga ana tjetër nuk u japin mundësi kundërshtarëve të përforcohen dhe të zhvillojnë fazën përgatitore.
Shumë vite FSHF ka ndryshuar rinisjen e kampionatit në janar, por me sa duket, këtë vit gjërat do të bëhen sipas rregullave. FSHF nuk do të prishet me askënd dhe më mirë ka vendosur të mbajë drejt.
Nga ana tjetër, klubet si zakonisht do të ndryshojnë gjysmën e skuadrës dhe në këtë linjë janë Partizani, Kukësi që duan lojtarë në mbrojtje, Dinamo që është jashtë pritshmërive të fillimsezonit. Në mesjavë luhet java e 15-të e Superiores. Më pas kampionati rikthehet më 15 janar 2022.