Vllaznia e femrave po vazhdon që të japë leksione falas se si duhet të funksionojë një klub shqiptar. Për herë të parë, shkodranet e dërguan Shqipërinë në më të mirat e Europës, teksa së fundmi kanë luajtur edhe me Realin e Madridit, Çelsin dhe PSG në Chmpions League.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit në transfertë në Francë me PSG, fanella e Vllaznisë ishte disi më ndryshe, teksa tashmë ky ekip do të vendoset krah kundërshtarëve pa asnjë modesti.

Një gjë e tillë vjen pasi kjo skuadër ka arritur që të gjejë edhe një sponsor ndërkombëtar pas arritjeve historike dhe fjala është për kompaninë botërore “Rokit Group”.

Tashmë, falë këtij bashkëpunimi, Vllaznia do të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze, me të ardhmen e kësaj skuadre që duket se do të jetë edhe më e “ndriçuar”, falë edhe sponsorizimit të kompanisë me famë botërore, “Rokit Group”.
Maringlen ZHIVANI