Darko Bulatoviç do të mungojë rreth dy muaj për shkak të dëmtimit dhe tashmë trajneri Mirel Josa është i detyruar të ndryshojë qendrën e mbrojtjes, aty ku si titullar fiks kanë qenë malazezi dhe gjithashtu kroati Marko Juriç.

Alternativat nuk mungojnë, pasi në dispozicion është shtatlarti elbasanas, Dajan Shehi. Gjithashtu Josa i ka dhënë një dorë edhe të riut Flori Spahija, i cili është prodhim i akademisë Vllaznia dhe shikohet si një prej elementëve me shumë perspektivë.

Spahija ka dhënë shenja të mira dhe tashmë ka ardhur momenti që të marrë minuta në kampionat, pasi në dispozicion janë vetëm dy qendërmbrojtës që shihen si titullarë: Juriç dhe Shehi.

Kujtojmë që në 12 javë kampionat, kuqeblutë kanë pësuar 12 gola, pra me një mesatare prej një goli për ndeshje.

Një shifër e lartë që tregon për problemet e skuadrës në fazën mbrojtëse.