Lazër Matija, presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, beson se bashkëpunimi me kompaninë “Rokit” në vazhdim, do të jetë afatgjatë. Në një intervistë për mediat, ai deklaroi se nismës së tij për të zhvilluar futbollin e femrave dhe për ta rritur atë, do t’i bashkohet fuqishëm edhe kompania “Rokit”.

Gjithashtu, Matija u shpreh se në rast të vazhdimësisë në rezultate të ekipit shkodran, do të ketë vazhdimësi edhe bashkëpunimi, ndërsa theksoi se kjo mbështetjë e tillë e motivon jashtëzakonisht atë dhe Vllazninë në futboll për femra në rritjen e performancës.

“Dëshira jonë është që sponsori “Rokit” të jetë i pranishëm vazhdimisht. Kjo dëshirë na ka udhëhequr edhe ne, edhe kompaninë që të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe patjetër që, puna që është bërë me këtë ekip, do të ketë vazhdimësi dhe në qoftë se, ka vazhdimësi në rezultate, mendoj që do të ketë vazhdimësi edhe në bashkëpunim.

Ne gjejmë rastin edhe njëherë tjetër të falënderojmë kompaninë “Rokit”, që iu bashkua nismës tonë për të zhvilluar futbollin e femrave dhe për ta rritur këtë, sepse duhet theksuar se futbolli i femrave nuk është në atë stadin që është futbolli i meshkujve.

Prandaj, një mbështetje e tillë ne na motivon jashtëzakonisht shumë që ky ekip të ketë vazhdimësi dhe rritje në performancën e tij, sidomos në ndeshjet ndërkombëtare. Mbështetja e kompanisë “Rokit” është mjaft pozitive dhe mendoj që bashkëpunimi me kompaninë “Rokit”, do jetë afatgjatë”,-tha gjatë prononcimit të tij, presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija.
Maringlen ZHIVANI