Të shtunën në orën 16:45, Dinamo do luajë kundër Tiranës derbin e javës së 26-të të Abissnet Superiore. Trajneri i ri i dinamovitëve, Rodolfo Vanoli ka dhënë një prenoncim të shkurtër sot për mediet.

Vanoli shprehet se gjëja e parë që do bëjë është të përpiqet të ndryshojë trendin negativ të pësimit të shumtë të golave.

“Në tri ditë nuk mund të ndryshojmë botën, por me pak riparime teknike dhe taktike si dhe me besimin tek futbollistët, duhet të ndryshojmë trendin negativ të pësimit të shumtë të golave” – tha ai.

Dinamo renditet në vendin e nëntë me 23 pikë. Kryeqytetasit nuk po bëjnë një sezon të mirë, teksa tashmë e shohin veten në garë për mbijetesën.