Diten e djeshme ka munguar ne stervitje sepse nuk ka arritur dot te kape ne kohe orarin e saj, por sot ka qene i pranishem dhe eshte vene ne dispozicion te trajnerit Mirel Josa. E kemi fjalen per mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç.

Per kete futbollist u perfol kohet e fundit se mund te ishte nje nga lojtaret qe mund te largohej gjate merkatos se janarit ngaqe nuk ka realizuar pritshmerite qe stafi kishte per te, teksa me shume ka qendruar ne stol sesa ka luajtur.

Por duket se kjo nuk do te ndodhe. Heriç mesa duket ndjehet mire duke qendruar edhe pa luajtur dhe do te kerkoje te zbatoje kontraten qe ka me Vllaznine deri ne fundin e saj, pra deri ne fundin e ketij sezoni.

Heriç per kete arsye, sot eshte bashkuar me ekipin ne stervitje duke qene ne dispozicion te stafit per gjysmen e dyte te sezonit. Kuptohet qe tifozet nuk jane te kenaqur me kete gje, por duket se nuk ka zgjedhje tjeter.

Rinocimi me mesfushorin boshnjak edhe per kete sezon duket se ka qene nje gabim i stafit teknik i cili ka besuar ne aftesite e lojtarit, por ai serish nuk po bind ashtu si duhet. Megjithate deri ne qershor pritet te jete ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/