Ndeshja e rradhës për Vllazninë do të jetë finalja e Superkupës së Shqipërisë kundër Tiranës, në stadiumit “Air Albania” të kryeqytetit, teksa kjo përballje do të luhet të mërkurën e ardhshme, pikërisht më 7-dhjetor.
Në këtë takim, pritet të jetë prezent edhe një numër i lartë i tifozëve të Vllaznisë, për shkak se klubi shkodran luan një finale shumë të rëndësishme.
Realisht, në klub janë të qetë dhe stafi, me në krye trajnerin Mirel Josa, është munduar të injektojë besim dhe mentalitet fituesi te futbolllistët, të cilët kanë qëndruar me këmbë në tokë dhe larg euforisë.
Natyrisht, ata do të tentojnë një tjetër trofe, por kësaj here ndaj Tiranës, në një ndeshje finale që konsiderohet edhe si “Klasikja e Shqipërisë”.
Në fakt, edhe pjesëmarrja e tifozëve shkodranë, e cila pritet të jetë e lartë në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit, është një lajm i mirë për këtë finale të Superkupës që Vllaznia do të luajë ndaj Tiranës.
Maringlen ZHIVANI