Kategoria Superiore nuk tërhiqet, bojkoti do të vazhdojë. Pas Apolonisë dhe Kastriotit, në Fier që zbritën në fushë ditën e djeshme, skuadrat e Superiores zbritën sot në orën 16:00 në fushë, por vetëm në formë simbolike.

Futboll nuk do të ketë̈ as këtë̈ javë, ndonëse ishte parashikuar që kampionati elitar të startonte më 12 shtator. Të gjitha skuadrat dolën në fushë vetëm për protestë.

Të gjithë kapitenët e skuadrave kanë lexuar një letër, duke shprehur vullnetin e Ligës Profesioniste për të vazhduar bojkotin deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria.

Keshtu ka ndodhur edhe ne Shkoder teksa ne fushen “Reshit Rusi” kane zbritur futbollistet e Vllaznise dhe Tiranes. Kapiteni Gurishta dhe ai i bardhebluve kane lexuar deklaratat dhe me pas futbollistet e te dy ekipeve i jane drejtuar dhomave te zhveshjes.