Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia drejt akordit me një mbrojtës

Vllaznia drejt akordit me një mbrojtës

Vllaznia duket se ka nisur që të jetë aktive këtë javë duke synuar lojtarë cilësorë dhe që e njohin Superioren. Por, natyrisht nuk po heq dorë edhe nga titullarët e sezonit të shkuar duke mbajtur ata më kryesorët.

Në objektivat e drejtuesve janë edhe lojtarët shkodranë që kanë luajtur në Superiore. Por, një tjetër futbollist që është në “radarët” e klubit shkodran është mbrojtësi Denis Pjeshka. Në Shkodër e njohin mjaft mirë. Ai u largua verën e shkuar për t’u bërë pjesë e Laçit.

Me kurbinasit nuk luajti shumë, pasi transferimi në Laç rezultoi i pafat edhe për faktin se Denis Pjeshka pësoi dy dëmtime. Ndaj edhe rikthimi i tij në Shkodër natyrisht që i bën mirë mbrojtësit që tashmë është rikuperuar dhe kërkon që të bëj një sezon ndryshe në Superiore me skuadrën “mëmë”./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments