Skuadra e Vllaznisë ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Itali, aty ku do të qëndrojë për disa orë deri në nisje për në Rumani.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Universitatea Craiova, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Takimi i parë u nda me rezultatin 1-1, ndërsa në të dytin pritet që kuqeblutë të arrijnë të shkojnë në raundin pasardhës. Në fotot e shpërndara nga klubi shkodran, shihen futbollistët që kanë zgjedhur të pijnë edhe kafen e mëngjesit në Bolonja të Italisë.

Klima duket pozitive me futbollistët që janë përshtatur mjaft shpejt me njëri-tjetrin. Ndeshja Universitatea Craiova – Vllaznia është programuar të luhet të enjten në orën 19:30./newsport/