Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia drejt Ulqinit, ende e paqartë situata e merkatos dimërore

Vllaznia drejt Ulqinit, ende e paqartë situata e merkatos dimërore

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia të premten në datën 2 janar nis një mini fazë përgatitore të dimrit, para rinisjes së gjysmës së dytë të kampionatit. Kështu shkodranët kanë vendosur që të zhvillojnë këtë stërvitje që do ketë një ritëm më të lartë se momentalisht në Ulqin. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që do qëndrojnë thuajse 1 javë në qytetin bregedetar. Kjo pasi aktiviteti futbollistik do rikthehet që në datën 10 janar.

Me Vllazninë që do zbresë në fushën e lojës për kupën e Shqipërisë, ku do presë Pogradecin në Shkodër. Gjatë këtyre ditëve tek shkodranët do jetë në fokusr rritja sa më shumë e përgatitjes fizike e gjithashtu rikuperimi në më të mirën e tyre të disa fubollistëve që kanë pasur probleme fizike në periudhën e fundit. Teksa do ketë edhe një vëmendje për elementët e rinj që mund t’i bashkohen skuadrës në pjesën e dytë të sezonit nga ekipet zinxhirë të kuqebluve.

Por, përpos përgatitjeve dimërore, një vëmendje shkon edhe tek merkato e klubit. Ku ende në sistemin e FIFA-s rezulton e bllokuar, e prandaj nuk dihet ende saktësisht nëse kuqeblutë do kenë mundësinë e afrimit të futbollistëve të tjerë në këtë afat dimëror apo jo. Pavarësisht se në rradhët e kuqebluve duken shumë të qetë dhe optimistë se merkato do zhbllokohet dhe se Vllaznia do arrijë të përforcohet akoma më tepër për pjesën e mbetur të kampionatit.

Emri më i lakuar së fundmi për t’u bashkuar me ekipin e Martinit ka qenë ai i Kevin Dodajt. Me sulmuesin 20-vjeçar që madje ka qenë edhe pjesë e seancave stërvitore të zhvilluara në Shkodër para përfundimit të vitit 2025. Ku sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë mund të vijë në formën e huazimit nga CSKA Sofia tek Vllaznia. Megjithatë pa marrë dritën “jeshile” nga FIFA, shkodranët do e kenë të pamundur të mundësojnë afrimin e ndonjë futbollisti të ri deri në fundin e muajit janar.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments