HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, dyndje të huajsh në përgatitoren e Ulqinit

Vllaznia, dyndje të huajsh në përgatitoren e Ulqinit

Në kampingun shkodran në Ulqin të Malit të Zi, sot janë bashkuar me skuadrën edhe disa futbollistë të ardhur për provë. Bëhet fjalë për malazezin Neleviç, tre serbët Luçiç, Vujaklija e Vlahoviç, shkodranin e ardhur nga Kanadaja Ferhati dhe një futbollist nga Etiopia me pasaportë italiane. Këta gjashtë futbollistë kanë zhvilluar seancat e para me skuadrën dhe trajneri Bushati tashmë do të ketë detyrën e testimit të tyre. Testimi i parë do jetë pasditen e nesërme në miqësoren që do të zhvillohet. Nga sa bëhet e ditur, stafi drejtues i Vllaznisë nuk ka ndër mend të marrë futbollistë që nuk bëjnë diferencën me lojtarët aktualë të skuadrës. Në kushte të tilla, të sapoardhurit do kalojnë mirë në sitë.Dëshira e trajnerit është të gjejë një mbrojtës të majtë, një mesfushor shkatërrues dhe një sulmues të majtë, pa llogaritur këtu mbrojtësin e qendrës teksa mendohet që të kthehet sërish Tefik Osmani pas negociatave që ka patur me të kandidati për president i Vllaznisë Agron Çela.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments