Vllaznia u rikthyer sivjet serish ne Europe pas plot 10 vitesh mungese. Nje rikthim dinjitoz ky teksa ajo arriti te kalonte deri ne turin e dyte te “Conference League”.
Por ne fakt, sipas nje studimi te bere, ekipi shkodran nuk i pari ne listen e ekipeve qe rikthehen ne Europe pas disa vitesh mungese. Ai renditet ne vendin e 10-te ne kete liste.
Në vend të parë është ekipi Velezh Mostar i Bosnjë- Hercegovinës i cili herën e fundit në Kupat e Europës e kishte në sezonin 1988-1989. Pas tij vinte ekipi Sëift Hesperange i Luksemburgut që nuk luante në Europë nga sezoni 1990-1991.
Në vend të tretë ishte ekipi Union Berlin (Gjermanisë) që në kompeticionet europiane kishte qenë për herë të fundit në sezonin 2001-2002, e kështu me rradhë vinin ekipet e CD Santa Cara (Portugali), FC Slovacko (Republika Çeke), Pogon Szczecin (Poloni), MS Ashdod (Izrael), Ararat (Armeni) dhe në vend të nëntë ishte Valerenga (Norvegji).
Vllaznia vinte e 10-ta në këtë renditje teksa pjesmarrja e saj e fundit në Kupat e Europës ka qenë ajo e sezonit 2011-2012, kur u eliminua në atë ndeshje dramatike ndaj FC Thun në turin e dytë.
Shkodranët kuptohet që nuk dëshirojnë të kalojnë më një periudhë të tillë kaq të gjatë pa pjesmarrje në këto kompeticione, madje synojnë që dhe në sezonin e ardhshëm të jenë pretendentë në fitimin e trofeve dhe si rrjedhojë të sigurojnë sërish kualifikimin në Kupat e Europës.