Skuadra shkodrane në volejboll për meshkuj ka arritur të bëjë një tjetër mrekulli. Pas fitores javën e kaluar ndaj Erzenit kampion në fuqi, ajo pasditen e sotme ka fituar në Tiranë ndaj një tjetër pretendenti, pikërisht ndaj Partizanit.
Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj skuadrës së drejtuar nga i mirënjohuri Ylli Tomori. Në fakt seti i parë është fituar nga të kuqtë me shifrat 25-23.
U duk se me këtë nisje, do të ishte Partizani favorit për ta fituar ndeshje por nuk kanë qenë të këtij mendimi djemtë e drejtuar nga trajneri Ermal Kraja.
Ata kanë fituar setin e dytë 25-21 duke barazuar numrin e seteve. Kjo gjë i dha zemër kuqebluve të cilët fitojnë edhe setin e tretë 25-22 dhe më pas edhe të katërtin 25-19 dhe kësisoj krejt ndeshjen 3-1.
Vllaznia në këtë mënyrë i ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatit duke fituar tre ndeshjet e para të tij, madje edhe ndaj dy pretendentëve si Erzeni e Studenti.
© shkodrasport.com