Vllaznia në futboll për femra merr një tjetër fitore në kampionat dhe sërish me goleadë. Këtë herë ndaj Partizanit dhe në fund të 90 minutave është rregjistruar rezultati 10-0 në favor të vajzave kuqeblu.
Tre prej golave janë shënuar në pjesën e parë dhe njëri ka patur për autore futbollisten Teresa Deda ndęrsa dy të tjerë janë shënuar nga Cartaman. Ndërkohë në pjesën e dytë ka patur një numër më të madh golash, plot shtatë.
Ka spikatur Cartaman që ka shënuar edhe dy gola të tjerë dhe po dy herë ka shënuar edhe Deda dhe Megi Doçi dhe një gol ka shënuar Arbiona Bajraktari duke kompletuar në këtë mënyrë këtë fitore të thellë.
Vllaznia në këtë mënyrë merr fitoren e 10-të në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat dhe udhęheq e vetme renditjen me pikë të plota-30 duke qenë e shkëputur nga rivalet e saj.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


