✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA

Vllaznia e futbollit të femrave ka marrë fitoren e pestë rradhazi në kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thellë 11-0 ndaj Egnatias në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në fakt vetëm dalja e golit të parë ka vonuar paksa dhe ai është shënuar në minutën e 37-të dhe pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol të vetëm. Por krejt ndryshe do të ndodhte në pjesën e dytë kur vajzat kuqeblu do të shënonin edhe plot 10 gola të tjerë.

Doçi do të shënonte edhe një gol tjetër, ndërkohë që nga dy gola kanë shënuar edhe Teresa Deda, Verona Berisha dhe Carmen Montenegro, ndërsa nga një gol kanë shënuar Arbiona Bajraktari, Trasvina Renteria dhe Jennessa Groves.

Përfundimisht 11-0 për Vllazninë e cila ngjitet kështu në kuotën e 15 pikëve dhe kryeson e vetme renditjen, me 5 fitore të arritura në po kaq ndeshje të luajtura dhe me golaverazhin 52-1.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”