Humbja e fundit ndaj Tiranes ne njefare menyre, i vuri “vulen” edhe krizes se Vllaznise, e cila tashme momentalisht po e sheh veten jashte Europes. Kjo humbje solli edhe shkarkimin e trajnerit Plori, teksa ne krye te pankines u emerua Mirel Josa, nje trajner me teper eksperience ne futbollin shqiptar.

Megjithate, vetem 9 pike nga 18 te mundshme ne gjashte ndeshjet e fundit, kane bere qe klubi te rreshqase shume ne renditje dhe tashme çdo gje veshtiresohet. Me afrimin e Joses, situata ne kampin shkodran duket paksa me e qete, teksa per fat te mire kane ende mundesi per te shpetuar sezonin, spese ne loje jane edhe 6 pike dhe finalja e Kupes ndaj Laçit.

Ne situaten ku ndodhet Vllaznia, ndeshja me Egnatian shihet si shansi i fundit per Europen permes kampionatit, ku ne rast te nje tjeter humbjeje apo barazimi, praktikisht dalin jashte objektivave ne kampionat.

Ne nje situate te tille, klubi po perpiqet te lere menjane gjithçka qe ka ndodhur deri me tani dhe te fokusohen maksimalisht te perballjet e fundit dhe kryesisht te ndeshja finale me Laçin, e cila vlen sezonin dhe milionat, sepse mospjesemarrja ne Europe sjell edhe nje dem ekonomik jo te pakte per klubin, i cili shpenzimet i ka pasur te medha dhe thuajse nuk ka arketuar asgje deri me tani, perveç shitjes se Isamel Dunges sezonin e kaluar.

Ne nje situate te tille, presioni sa vjen e rritet dhe ne Shkoder, duan te arrijne qetesine, ne menyre qe ne 90-minutat e rradhes, te arrijne te rikthehet ajo skuadra e bukur dhe trajneri Mirel Josa te debutoje me fitore.
Maringlen ZHIVANI