Te Vllaznia kane vijuar me pergatitjet per Egnatian dhe situata ne ekip pas marrjes se Mirel Joses ne krye te pankines shkodrane, eshte optimiste dhe entuziaste. Gjurgjeviç vijon te jete i pamundur dhe se bashku me Gurishten jane mungesat e vetme te sigurta ndaj rrogozhinasve.

Trajneri Josa e ka pare te nevojshme te motivoje ekipin, pasi dihet se çdo takim kerkon interpretim perfekt dhe angazhim maksimal. Per stafin teknik e rendesishme eshte qe skuadra te jete e bashkuar ne prag te Egnatias, qe do te thote shume per vazhdimesine dhe per objektivat.

Per kete arsye, trajneri Josa para fillimit te seances se djeshme zhvilloi nje bisede me te gjithe grupin, duke mbajtur nje fjalim te shkurter dhe duke ndare deyrat dhe pergjegjesite per gjithsecilin. Kampionati ka hyre ne sprintin final dhe gabimet jane thuajse te ndaluara.

Aspekti tekniko-taktik dhe mbi te gjitha ushtrime te ndryshme ne fazen ofensive dhe defensive, kane qene ne fokusin e trajnerit te Vllaznise, Josa. Megjithate, ajo qe ra ne sy ishte qe repartet punuan te veçanta.

Mbrojtja dhe sulmi jane sektoret qe po marrin vemendjen me te madhe te Vllaznia, pasi kerkohet siguri ne prapavije dhe shperthim e finalizim perfekt te aksioneve.

Te pakten edhe nga sa tha vete trajneri sot ne konferencen per shtyp, te Vllaznia ndaj Egnatias do te kete ndryshime. Ndoshta jo ne emra, por ne menyren e te luajturit dhe ne aspekte te tjera.
Maringlen ZHIVANI