Vllaznia po e pret me shume interes ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje te premten ndaj Teutes ne fushen e saj, pikerisht ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Trajneri Brdariç prej dy ditesh eshte duke punuar tashme per kete ndeshje dhe ka bere gjithçka gati duke ideuar edhe formacionin me te cilin do te luaje ne kete sfide.
Nga sa mesohet, nuk do te kete asnje ndryshim ne krahasim me 11-shen qe hodhi ne fushe ne ndeshjen e kaluar ndaj Tiranes e luajtur ne fund te dhjetorit ne “Selman Stermasi” dhe qe perfundoi ne barazim 1-1.
Pra, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Immai dhe Isaevski.
Nderkohe treshja e mesit te fushes do te formohet nga Krymi, Marku dhe Jonuzi, ndersa treshja e manovres sulmuese me Ardit Hoxhajn, Imerin dhe Dilaver.
Vllaznia do te kerkoje fitoren me te cilen do te thelloje distancen edhe me ndjekesen e saj me te afert, por njekohesisht do te tentoje t’i shkaktoje humbjen e pare ne kete kampionat Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/