Vllaznia ka luajtur sot pasdite nje tjeter miqesore dhe perseri ndaj Kastriotit. Ashtu si dhe dy muaj me pare, takimi u luajt ne Fushe- Krujes dhe ndonese kete here u luajt i plote, pra 90 minuta, serish rezultati ka qene i njejti, 1-0 ne favor te kuqebluve.
Ne fakt duhet pranuar se rastet me te pastra per shenim i kane patur vendasit. Dy raste ne minutat e para te takimit dhe dy te tjera ne fundin e tij, nuk jane shfrytezuar si duhet nga lojtaret krutane.
Kjo gje ka shqetesuar edhe trajnerin e tyre Ramadan Ndreu qe ka shprehur pakenaqesine per mosfinalizimin si duhet.
Vllaznia sakaq, ka aktivizuar te 22 lojtaret qe ka patur ne dispozicion teksa ne secilen pjese ka luajtur nga nje 11-she.
Po ashtu, duhet thene se futbollistet e Kastriotit kane zhvilluar nje loje te rende, por per fat te mire lojtaret shkodrane nuk kane pesuar ndonje demtim.
Miqesorja e sotme e cila u vendos nga autogoli i mbrojtesit Bojom, me siguri do te jete e fundit per Vllaznine sepse javen e ardhshme pritet te startoje kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/