Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit me fitore teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në Korçë.

Ndeshja nuk ka nisur mirë për shkodranët. Ka qenë Skënderbeu i cili ka fituar setin e parë pa shumë vështirësi duke mundur Vllazninë në shifrat 25-18.

Provon ta bëjë këtë gjë edhe në setin e dytë, por kuqeblutë “zgjohen” në fund dhe janë ata që fitojnë me rezultatin 28-26 dhe kësisoj barazon setet në 1-1.

Në dy setet e fundit, Vllaznia dominon dhe i fiton ato, përkatësisht me shifrat 25-19 dhe 25-16 duke kompletuar kështu fitoren me rezultatin 3-1.

Kjo ka qenë ndeshja e fundit e fazës së dytë të kampionatit dhe Vllaznia renditet në vendin e dytë me 42 pikë, tre më pak se Erzeni i vendit të parë.

Këto dy ekipe tashmë janë kualfikuar direkt për në gjysmëfinale të kampionatit dhe janë në pritje të mësimit të emrit të kundërshtarëve të tyre.
© shkodrasport.com