Vllaznia e ka mbyllur me fitore pjesen e pare te ndeshjes qe po luan ndaj Vores ne kompleksin “Internacional” ne Peze-Helmes. Golat e shenuar nga Kruja dhe Krymi u kane dhene avantazhin kuqebluve dhe padyshim qe nje rezultat i tille 2-0 do ta ndihmoje ate per te marre trepikeshin ne kete takim.

Që në minutën e 5-të shkodranët kanë kaluar në avantazh. Gurishta pas shpinës së mbrojtjes vendase merr bukur një top, gjuan por portieri largon topin që shkon tek Kruja i cili ndjek aksionin dhe nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Me kalimin e minutave ekipi shkodran e kontrollon lojën, madje mund të kishte shënuar edhe ndonjë gol tjetër me anë të Junior apo dhe lojtarëve të tjerë.

Edhe Vora u mundua qe herepashere te rrezikonte porten e Sherrit dhe ne minuten e 37-te Myslymi ka qene fare prane golit te barazimit por ka qene portieri i Vllaznise ai qe ka shpetuar skuadren e tij nga goli i barazimit.

Megjithate ate qe se beri Vora do ta bente Vllaznia e cila me ane te Krymit do te dyfishonte shifrat ne minuten e 43-te. Ne kete menyre ekipi shkodran po shkon i sigurte drejt fitores se ndeshjes. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur me fitoren e saj 2-0.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë Sherri e më pas Zeqaj, Ignat, Gocaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Bilali, Hajdari, Kruja e Junior.