Vllaznia ne basketboll per meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin duke mundur Tiranen brenda ne kryeqytet me rezultatin 84-82. Nje fitore kjo shume e rendesishme dhe me shume per moral sepse erdhi ndaj nje rivali direkt.

Ndeshja eshte luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusit” te Tiranes dhe ka nisur mire per vendasit te cilet e mbyllen perioden e pare ne shifrat 21-14 ne favorin e tyre.

Por vetem kaq. Ne te dyten eshte Vllaznia qe zgjohet, rregullon shume gjera ne lojen e saj dhe si rrjedhoje, shkon ne pushimin e ndesjes me avantazhin 44-41.

Ekipi shkodran e ka ruajtur kete diference, madje e ka thelluar paksa ne te treten e cila perfundon serish me avantazhin e tij ne shifrat 70-64.

Ne 10 minuteshin e fundit nderkohe djemte e trajnerit Bulatoviç e kontrolluan me kujdes avantazhin dhe 5 sekonda para fundit udhehiqnin ne shifrat 84-82 dhe topin ne fakt e kishin ne dore baskebtollistet e Tiranes por ata nuk arriten te shenojne dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Vllaznise.

Nje start i shkelqyer i kuqebluve qe jane deklaruar si pretendente per fitimin e titullit kampion dhe te mundesh qe ne ndeshjen e pare nje rival si Tirana, padyshim qe eshte diçka shume e mire.