Në Shqipëri ka çudira nga më të ndryshmet. Ndërkohë që lojtarët pretendojnë se nuk janë paguar, e madje për 3 muaj, në klub kanë bërë gati gjobat…
Bëhet fjalë për skuadrën e Luftëtarit të Gjirokastrës që vazhdon të trashëgojë probleme financiare, ndonëse synohet që skuadra të mbahet mes më të mirëve të futbollit shqiptar….
Kanë munguar në stërvitjen e parë me Novin si trajner Donald Rapo, Vyent dhe Paiteris e Fili. Ndaj edhe në Gjirokastër pretendojnë se janë nën kontratë dhe do të gjobiten.
Ndërkohë që një pjesë e lojtarëve kanë theksuar se nuk janë paguar dhe kanë depozituar padi në DHZK ndaj klubit. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë, pasi në Gjirokastër ka çështje të re…
Tek Vllaznia ne fakt jane duke pritur Filin por me keto zhvillimet e fundit gjerat mund te marrin rrjedhe tjeter dhe prandaj duhet pritur. Derisa te gjendet nje zgjidhje per kete çeshtje, ne kampin shkodran nuk duhet ta konsiderojne te mbyllur akordin me sulmuesin.