Te Vllaznia e kanë lënë pas krahëve atë fitore të mrekullueshme përballë Siroki. Shkodranët po përgatiten maksimalisht për takimin e parë të raundit të dytë në Conference League ndaj AEL Limmasol.

Një kundërshtar i fortë në letër për kuqeblutë, që gjithsesi nuk do kenë mungesa për këtë duel. Me përjashtim të ndonjë dëmtimi në fund, që shpresojmë të mos ndodh, trajneri Thomas Brdaric do ketë të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion.

Mevlan Adili dhe Gjorgjevikj rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit, atë që do luhet në “Loro Boriçi” nëse ndëshkohet me karton të verdhë, teksa si Krymi në fushë edhe Brdaric do jetë në pankinë, pasi e shlyen dënimin e kartonit të kuq të marrë në Bosnje.

Vllaznia do te tentoje te marre nje rezultat sa me te mire ne kete sfide te pare te turit te dyte te ketij kompeticioni, per te patur shpresa pas nje jave ne Shkoder per kualifikimin.