Largimet e shumta kërkojnë edhe afrime të shumta, gjë që te Vllaznia nuk po ndodh gjatë kësaj periudhe. “Shkodra Sport” ka mësuar se do të afrohen edhe futbollistë të tjerë dhe ata janë kryesisht nga tregu i huaj, por ende nuk janë bërë pjesë zyrtare e ekipit.

Megjithatë, edhe afrimet e deritanishme apo edhe ato që do të vijnë në vijim, nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë të bujshme, pasi bëhet fjalë për futbollistë që kanë një profil të ulët, me ekipin që nuk kërkon të ndërtojë një ekip me “gjeneralë”, por me “ushtarë” që të japin maksimumin për skuadrën.

Në dy vitet e fundit, Vllaznia ka afruar në ekip futbollistë që kanë pasur një emër dhe karrierë mbi supe dhe kanë qenë të mirëpaguar, por sërish ekipi nuk ka marrë dot atë që ka kërkuar.

Tashmë, ka ndryshuar plotësisht strategjia, me një merkato pa shumë bujë, por me pritshmëri të mëdha nga ana e futbollistëve që janë afruar dhe do të afrohen. Gjithsesi, mbetet për t’u parë koha kur do të jenë zyrtarizimet e rradhës.
Maringlen ZHIVANI