Vllaznia do te ndeshet ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit te Vlores ne ndeshjet qe do te luhen me 26 janar ne Vlore fillimisht dhe me pas me 9 shkurt ne Shkoder.
Ne fakt, Flamurtari ka qene nje kundershtar “i papritur” sepse te gjithe menduan se pas barazimit ne ndeshjen e pare, sot ne Fushe- Kruje do te fitonte Kastrioti kundershtari i kuqebluve ne çerekfinale, por nuk ka ndodhur keshtu.
Vlonjatet fituan me rezultatin 4-2, nje fitore qe sigurisht le shume vend per diskutim, megjithate edhe per Vllaznine kjo eshte gje e mire sepse ne turin tjeter do te perballet me nje skuader te kategorise se dyte.
Perballe Vllaznise ne keto dy ndeshje do te jene edhe tre ish- pjestare te saj. Behet fjale per mbrojtesit Olsi Gocaj e Denis Pjeshka (ky i fundit shenoi ne ndeshjen e sotme) si dhe mesfushori Behar Ramadani.
Shanset e kuqebluve per t’i shkuar ne fund ketij kompeticioni dhe per ta fituar si sezonin e kaluar, shtohen edhe me shume dhe padyshim qe i dhene nje fokus shume i madh te gjitha ndeshjeve te mbetura deri ne fund. Me vetem 5 ndeshje ato fitojne nje tjeter trofe dhe per me teper, shkojne ne Europe serish./SHKODRA-SPORT.COM/