Vllaznia e Tirana përballen të shtunën prej orës 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Klasikja e Shqipërisë sigurisht që tërheq vëmendjen e shumë tifozëve.

Trajnerët Thomas Brdaric dhe Orges Shehi po mendojnë që tani për këtë duel dhe për formacionet që do të përzgjedhin.

Gjermani do të duhet të bëjë pa dy lojtarë, për shkak se janë të pezulluar. Kapiteni Erdenis Gurishta ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Mbrojtësi nuk mund të luajë të shtunën, sikurse edhe Zidane Mustedanagic që mori karton të kuq kundër Kukësit. Te Tirana mungon Filip Najdovksi, i cili në derbi gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq.