Lajmi i publikuar pak dite me pare per zhvillimin e fazes pergatitore ne Austri, eshte konfirmuar sot edhe nga vete presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi ne nje prononcim te dhene per mediat.
Sipas tij, ekipi do te spostohet per nje periudhe dyjavore ne nje kampin 30 km larg kryeqytetit te ketij vendi, Vjenes ku dhe do te zhvilloje pjesen me intensive te pergatitjeve per ndeshjet europiane.
Por nderkohe eshte bere e ditur se ne keto dy jave, kuqeblute do te zhvillojne edhe tre ndeshje miqesore ndaj ekipeve te elites austriake. Miqesore keto qe do t’i sherbejne trajnerit Josa per te konsoliduar formacionin dhe menyren e te luajturit.
Nga sa behet e ditur, ekipi shkodran do te niset drejt Vjenes me 29 qershor dhe do te kthehet prej andej me 13 korrik, vetem 8 dite para sfides se pare me Universitatea te Krajoves, e vlefshme per turin e dyte te “Uefa Europa Conference League”.
Drejtuesit e klubit nderkohe po bejne çmos te mbyllin merkaton deri ne fund te kesaj jave ne menyre qe ekipi te udhetoje i plote me pas drejt Austrise./SHKODRA-SPORT.COM/