Kundershtari i Vllaznise ne turin e dyte te “Conference League” Universitatea e Krajoves prej disa ditesh ndodhet ne Austri per te zhvilluar atje fazen pergatitore dimerore. Por nese skuadra eshte larg, tifozet e kesaj skuadre duken shume te pakenaqur me ate se çfare po bejne drejtuesit ne lidhje me merkaton.
Mediat rumune i jane referuar komenteve te shumta qe tifozet e Universitates kane lene ne faqen zyrtare te saj ku shigjetojne sidomos dy njerezit qe po merren me merkaton, drejtorin sportiv Marian Copilu qe eshte emeruar ne dhjetor ne kete detyre si dhe ndaj presidentit ekzekutiv Sorin Cârțu qe eshte emeruar ne kete detyre nga pronari i klubit Mihai Rotaru.
Tifozet e ekipit kundershtar te Vllaznise jane te zhgenjyer sepse të gjitha top-klubet e kampionatit rumun kanë “lëvizur” në merkato, përveç Universitateas të Krajoves. Ashtu siç e kishin planifikuar, ky ekip ka lënë tashmë te lire 5 vende në skuader, me largimin e Marius Constantin (FC Argeș), Ovidiu Bic (U Cluj), Lyes Houri, i rikthyer te MOL Fehervar, Atanas Trica, i huazuar te CSA Steaua dhe Antoine Conte.
Por nderkohe, ndonese jane permendur shume emra, nuk ka ende asnje afrim dhe kjo gje i ka irrituar se tepermi tifozet. Gjithçka duket se ka lindur nga mosarritja e akordit me mbrojtesin Joyskim Dawa e kjo ka ardhur nga kerkesat e larta financiare te ketij lojtari qe do te prishnin edhe raportin e pagave e skuader.
Po ashtu nuk u arrit akordi edhe me Jaja Silva te ekipit Botosani. Ne kete menyre situata eshte krejt ndryshe ne krahasim me nje vit me pare, kur pikerisht ne kete periudhe skuadra u pat nisur per stervitje drejt Austrise duke qene e kompletuar me blerjet e reja ndersa sivjet eshte krejt histori tjeter dhe kjo ka irrituar tifozet qe i kane quajtur per turp drejtuesit e klubit./SHKODRA-SPORT.COM/