Edona Berranija eshte basketbollistja shkodrane e cila per te dytin sezon luan ne France me ekipin CEP Lorient Basket, qe militon ne Divizionin e dyte te basketbolit te ketij vendi.

Ne fakt ky sezoni aktual nuk do te perfundoje sepse Federata e ketij vendi ka marre vendimin per nderprerjen e tij. E ka bere te ditur kete gje vete Berranija gjate nje lidhje me emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa.

“Ketu kampionati nuk do te vazhdoje me. Federata ka vendosur ta nderprese kampionatin dhe nuk do te kete skuadra qe bien nga kategoria apo do te ngjiten ne Divizionin e pare. Thjesht, pra kampionati konsiderohet i panisur dhe do te startoje edhe njehere nga fillimi ne vjeshte”- ka deklaruar ajo.

Lojtarja e Vllaznise, Tiranes, por edhe e kombetares shqiptare di te beje edhe nje vleresim ne lidhje me nivelin e kampionatit ku ajo luan aktualisht me ate te kampionatit shqiptar per te cilin thote:

“Mendoj se ne Shqiperi vetem ardhja e lojtareve te huaja ia rrit disi nivelin kampionatit por kjo pengon punen me vajzat e reja dhe prandaj kjo ka bere qe te mos kete shume perspektive. Ne Frane eshte me ndryshe. ka me shume nivel dhe po ashtu edhe me shume kushte stervitje e gjera te tjera”.

Edona Berranija ka edhe 6 muaj kontrate me ekipin Lorient por sipas saj, gjasat jane qe te qendroje gjate ne France, megjithate te ardhmes kurre nuk i dihet.
© shkodrasport.com