Erald Çinari mund t’i japë fund aventurës te Partizani dhe të transferohet në Turqi te skuadra e Menemenspor.

Klubi, pjesë e të cilit janë Gentian Selmani dhe David Domgjoni ka hedhur sytë nga Superiorja për të pasuruar organikën e tyre me elementë cilësorë.

Dhe së fundmi në skenë ka dalë sulmuesi shkodran teksa “Haberturk.com” bën me dije se akordi është pranë dhe në fund të sezonit ai do të largohet nga kampionët.

Megjithatë pritet se çdo të vendosë edhe klubi i Partizanit, pasi drejtuesit e kanë thënë hapur se nuk do të pranojnë që futbollistët të largohen me parametra 0 kur kanë investuar në rritjen e cilësive të tyre./newsport/