Vllaznia në volejboll për femra i ka bërë një nisje shumë të mirë kampionatit. Pas një kohë të gjatë pushimi si shkak i pandemisë së COVID-19 edhe volejbolli është rikthyer në fushat e lojës ndërsa u luajt java e tretë e kampionatit.

Vllaznia në volejboll për femra një skuadër që vjen edhe pas disa problemeve të brendshme nga sezoni i kaluar ka arritur që këtë vit të lërë pas të kaluarën. Vajzat shkodrane fituan 3-0 ndaj ekipit të Mirditës ndërsa kjo është fitorja e tretë radhazi në këto tri ndeshje të para. Trajnerja e Vllaznisë Nora Deda vlerëson këtë nisje pozitive të këtij kampionati.

Objektivi i volejbollisteve shkodrane është renditja në vendin e katërt ndërsa një vit më parë Vllaznia e mbylli në vendin e pestë.

Trajnerja Deda e cila u emëruar në fillim të këtij sezoni ka besim tek skuadra që drejton. Përveç lojtareve me eksperiencë, Vllaznia në volejboll për femra është bazuar edhe tek elementi i ri duke synuar një paraqitje sa më pozitive në këtë kampionat që sapo ka nisur.