Ndryshime ne pankinen e kombetares U19 te Shqiperise ne futboll per femra. “Shkodra Sport” meson se eshte larguar nga detyra e trajnerit Maringlen Kule dhe ne vend te tij eshte emeruar trajneri shkodran Kreshnik Krepi.

Vendimi eshte marre tashme nga drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit dhe pritet vetem zyrtarizimi dhe berja publike e ketij emerimi.

Krepi eshte nje trajner i njohur teksa perpos drejtimit te suksesshem te ekipeve si Ada, Veleçiku, Beselidhja, Terbuni etj, ka punuar dhe drejtuar edhe ekipe femrash.

Konkretisht, ai ka qene dy here ne krye te “Juban Danja’ me te cilen ka fituar edhe dy Kupa te Shqiperise. Kjo do te thote se ai e ka pervojen e duhur per te punuar edhe me kombetaren e femrave te Shqiperise.

Krepi nderkohe kohet e fundit ka mbajtur postin e drejtorit teknik dhe njekohesisht te trajnerit prane Akademise “Djelmnia shkodrane” ndersa tashme do te drejtojne kombetaren U19 te femrave, çka do te thote se ky eshte kulmi i karrieres se tij te deritanishme./SHKODRA-SPORT.COM/