Fitorja 5-3 ne Laç ka qene shume e rendesishme per Vllaznine dhe ndoshta ka qene nje rezultat qe askush nuk e priste, pasi u arrit ne nje fushe shume te veshtire.

Nderkohe, plot 4 pjestare te Vllaznise jane zgjedhur ne formacionin me te mire te javes nga gazeta “Panorama Sport” dhe pikerisht mbrojtesi Hakaj, mesfushori Hakaj, sulmuesi Aralica dhe trajneri Brdariç.

Ne porte, si me i miri i javes eshte vendosur ai i Teutes- Qirko, ndersa treshja e mbrojtjes ka qene e formuar nga Peposhi e Lulaj te Kukesit dhe Hakaj i Vllaznise.

Katershja e mesfushes ka qene e formuar nga Limaj i Tiranes, Ibraimi i Dinamos, Çinedu i Dinamos dhe Latifi i Vllaznise. Nderkohe treshja e sulmit eshte formuar nga Aralica i Vllaznise, Ngo i Tiranes dhe Gjorgiev i Teutes.

Sakaq, trajneri me i mire i javes padyshim qe i takonte te ishte atij te Vllaznise, Thomas Brdariç. Starti i kampionatit kesisoj ka qene i shkelqyer per Vllaznine dhe pritet qe ai te vazhdoje edhe me tej./SHKODRA-SPORT.COM/