Vllaznia pa zhurme por duket se e ka nisur merkaton. Nje nga lojtaret qe pelqehet nga ana e stafit teknik eshte fantazisti i Skenderbeur Uerdi Mara. Burime nga skuadra korçare bejne te ditur se kontaktet me lojtarin kane nisur.

Fantazisti duket se është një nga lojtarët që ka rënë në sy të klubeve të tjera shqiptare, që do të kërkojnë shërbimet e tij. Vllaznia është në top-listë.

Shkodranët që sapo kanë fituar Kupën e Shqipërisë, janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

Kjo nuk është hera e parë që e tentojnë, pasi edhe një sezon më parë e kërkuan. E megjithatë, asokohe nuk ia dolën dhe Mara vendosi që të rinovojë me Skënderbeun.

Me një kontratë aktive me korçarët, tashmë skuadra e Mirel Joses apo kujtdo ekipi që do të kërkojë shërbimet e lojtarit, i lind detyrimi për të paguar kartonin e tij qe vlen 200 mije euro. Kjo vlen edhe për Marën dhe kartonit të tij drejtuesit i kanë vënë një çmim prej 200 mijë eurosh.

Veç Vllaznisë, edhe Kukësi ka shfaqur interes për lojtarin nga Maliqi, kjo edhe për faktin se Gega e kishte futbollistin një nga të preferuarit e tij në juglindje, kur drejtonte Skënderbeun.