Vllaznia do ketë përballë Laçin në ndeshjen e fundit për këtë sezon futbollistik në vendin tonë. Takimi do jetë i vlefshëm për finalen e kupës së Shqipërisë, ku për kuqeblutë ka vlerë të veçantë, jo vetëm për trofeun por edhe për kualifikimin në Europë. Por kurbinasit nuk janë asnjëherë një kundërshtar i lehtë për tu kaluar.

Për bardhezinjtë kjo do jetë finalja e katërt në historinë e tyre në kupën e Shqipërisë. Të parën, Laçi e ka luajtur në sezonin 2012-13. Atëherë përballë do ishte Bylis të cilin laçianët e kalonin me rezulatin 1-0, falë një goli në minutën e 119-të të shtesës nga ana e Çelës. Ky do ishte edhe trofeu i parë në histori për veriorët.

Laçi gjithashu do njihte sukses edhe në finalen e sezonit 2014-15. Kësaj rradhe përballë do ishte Kukësi. Bardhezinjtë fitonin në shifrat 1-2 në kohën e rregullt. Veliaj dhe James do bënin të pavlefsh barazimin momental të kuksianëve me Hasanin.

“Hakmarrja” e Kukësit do vinte shumë shpejt, ku vetëm pas një sezoni dhe më konkretisht në atë 2015-16. Verilindorët fitonin nëpërmjet penalltive, ku koha e rregullt dhe ajo shtesë kishte përfunduar 1-1.

Tashmë kjo do jetë finalja e katërt për Laçin në histori. Statistikat tregojnë për një skuadër që është fituese nëpër finale, ku peshorja anon më tepër nga sukseset. Por në fund të fundit statistikat dhe shifrat janë në letër, pasi në fushë gjithmonë ka një histori tjetër për tu shkruajtur.

Endri ÇINARI