Vllaznia eshte ende ne gare per titullin kampion kur kane mbetur edhe 90 minuta deri ne fund te gares dhe me shume mundesi do te jete ajo dhe Teuta qe do ta diskutojne ate.
Shkodranet ne fakt i kane patur te gjithe kunder kete sezon dhe se fundi edhe specialistete. Disa prej tyre, qe jane te ftuar si zakonisht ne emisionet sportive, dy jave me pare jo vetem qe nuk i parashikonin ato pretendente, por edhe e nxirrnin jashte Europes.
Ka ndodhur pikerisht pas ndeshjeve te javes se 31-te kur Sulejman Starova e parashikonte Vllaznine ne vendin e peste (jashte zones europiane) me 60 pike te grumbulluara, nderkohe qe ajo sot ka 63 pike dhe kete kuote mund ta çoje edhe me lart ne ndeshjen e fundit.
Po ashtu, Nevil Dede para 4 ndeshjesh, e rendiste po ashtu Vllaznine te pesten me 60 pike (edhe ai e mendonte skuadren shkodrane jashte Europes).
Nderkohe Ermal Tahiri mendonte qe ekipi kuqeblu do ta mbyllte kampionatin me 58 pike dhe ne vendin e katert. Siç shikohet, Vllaznia e sivjetme ka dale kunder te gjitheve, perfshi ketu edhe specialistet te cilet mendonin se ajo do ta mbyllte kampionatin pa e arritur objektivin./SHKODRA-SPORT.COM/