Vllaznia është një skuadër që ka tifozë kudo nëpër botë. Kryesisht shkodranë e shqiptarë që janë hapur nëpër veknde të ndryshme, por ka edhe të huaj që janë dashuruar me ngjyrat kuqeblu.

Njëri prej tyre është italiani Alessio Striscia 29 vjeç nga Roma, i cili përmes kolegut tonë Engjell Gjolaj, ka shprehur prej kohësh dëshirën për të ardhur në Shkodër e për të ndjekur një ndeshje të Vllaznisë nga “Loro Boriçi”.

“Që kur kam qenë i vogël, e doja futbollin dhe fillova të grumbulloja fanella, shalle apo komplete sportive të skuadrave të ndryshme italiane. Ende nuk kisha një fanellë të ndonjë skuadre të Seria A, apo të kombëtares italiane, por në fakt, kisha një shall me dy ngjyra, atë të kuqe dhe blu.

Iste shalli i skuadrës Vllaznia e Shkodrës në Shqipëri, të cilin ma dhuroi një djalë nga Shkodra. Kjo skuadër më bëri kurioz dhe kam vijuar ta ndjek në vazhdimësi ecurinë e saj.

Për fat të keq kam konstatuar se vitet e fundit nuk ka kaluar momente të mira, por shpresoj që për të, të vijnë ditë të mira. Unë dua të vij sapo të më krijohet mundësia në Shkodër bashkë me mikun tim, gazetarin sportiv Engjell Gjolaj, për të parë një ndeshje të Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com