Java e 31-te e “Abissnet Superiore” do te mbyllet sot me tre ndeshjet e fundit te saj, ku padyshim qe vemendja do te jete e perqendruar tek sfida qe do te startoje ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

RTSH Sport ka bere te ditur se do ta transmetojë kete sfide e cila këtë herë luhet për llogari të Kategorisë Superiore. Barazimi 1-1 të mërkurën dhe pozitat në klasifikim për të dyja skuadrat respektivisht në vendet 3 dhe 4 me rrogozhinasit që kanë një pikë më shumë, e bëjnë këtë duel shumë të ekujlibruar dhe me pikëpyëtje të mëdha.

Maqedonasi i pankinës kuqeblu ka menduar dhe për ndryshime në formacion nisur dhe nga fakti që ka patur mbingarkesë në ndeshje për futbollistët.

Ndërsa për ekipin mik gjithçka varet nga dyshja e sulmit Dwuamena- Kasa, të cilët do të jenë një pikë referimi për 90 minutëshin e kampionatit në Shkodër.