Vllaznia triumfoi ne shifrat 3-1 ndaj Kukesit mbremjen e djeshme duke e nisur mbare kampionatin e ri me nje trepikesh qe do ta ndihmoje shume edhe nga ana morale per vazhdimesine.
Protagoniste te rendesishem te ketij suksesi padyshim qe kane qene autoret e golave, Stojanoviç qe hapi ndeshjen, Balaj qe riktheu avantazhin dhe Boshnjaku qe “i vuri vulen” fitores. Por jo vetem ata.
Nje kontribut te rendesishem ne kete fitore kane luajtur edhe lojtaret e tjere dhe posaçerisht edhe Esat Mala dhe Esin Hakaj. Dy lojtaret qe dhane asistet ne golin e pare dhe te trete te ndeshjes. Vete klubi shkodran permes nje postimi i ben elozhe kesaj dysheje duke e konsideruar “Dyshja magjike e asisteve”.
Mala ne fakt perpos asistit ka qene protagonist edhe me lojen e tij, madje ne nje moment ka qene i pafat sepse topi i goditur me te djathten, preku shtyllen e majte pingule te portes se Kukesit, por pa perfunduar dot ne rrjete.
Nga ana tjeter, Hakaj me futjen e tij ne loje ne pjesen e dyte i dha krejt tjeter gjalleri krahut te majte duke kontribuar ne kete menyre tek kjo fitore dhe duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet nje element shume i rendesishem per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/