Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, njihet për deklaratat e tij jo pak të bujshme. Kësja rradhe, presidenti i sposhpallur kampion ka propozuar një revolucion përsa i përket futbollit italian. Miliarderi italian beson se nisja e kampionatit duhet të bëhet me 1 prill dhe të mbarojë në tetor.

Kam edhe një pyetje tjetër: përse duhet të luajmë në dimër me dëborë, shi dhe breshër? Kaq e pamundur është t’i nisim kampionatet më 1 prill? Nuk është shaka e 1 prillit, është domosdoshmëri. Brenda 7 muajve deri në muajin tetor, mund të luhen kampionatet dhe turnetë europiane.

Futbollistët do të kenë mundësi të pushojnë për 5 muaj: nga nëntori deri në mars. Periudhë gjatë së cilës mund të luajnë skuadrat kombëtare.

Nëse unë kam lojtarë afrikanë në skuadër, pse duhet të privohem prej tyre për Kupën e Afrikës në janar? UEFA dhe FIFA mungojnë për shkak të egocentrizmit dhe egoizmit”, u shpreh kreu i klubit të Napolit./newsport/