Ecuria e Vllaznise ne fazen e trete por edhe te katert te kampionatit i ka zhgenjyer te gjithe. Vangjel Mile e ka kritikuar ate për shkak të performancave të dobëta.

I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, Mile ka thënë se shkodranët do të dilnin në vendin e fundit nëse kampionati do të niste në fazën e tretë.

“Nëse kampionati do të niste në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte ekipi i fundit. Ka një formë shumë të dobët, nuk kanë shënuar shumë gola.

Si ekip është një nga më të dobëtat në këtë moment. Po pretendonin për titull kampion, por tani janë duke humbur edhe Europën”, tha Mile.