HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ende me pushime. Viti i Ri akoma s'ka ardh për të

Vllaznia ende me pushime. Viti i Ri akoma s’ka ardh për të

Ekipet e tjera kanë filluar të bëhen gati për stërvitje, madje disa prej tyre i kanë nisur tashmë seancat e para por Vllaznia ende jo. Ajo ka pasë ndër mend ta zhvillojë seancën e parë ditën e sotme por nuk ka ndodhur kështu. Futbollistët kanë pritur telefonatën nga drejtuesit e klubit por ajo nuk ka ardhur dhe për rrjedhojë, ata kanë vijuar me pushimet e tyre. Rumuni Dragoi ndodhet në Amerikë pranë familjes së tij e po ashtu edhe të huajt e tjerë. Ata nuk e dinë se kur do kthehen. Trajneri Duro pas ndeshjes miqësore me Burrelin, nuk u ka lënë datë se kur do fillojnë stërvitjen.

Shkodranët duket se e kanë marrë lehtë këtë gjë. Fakti që priten ndryshime në presidencë e po ashtu edhe në stafin drejtues, bën që pjestarët aktualë të këtij të fundit të mos e kenë shumë mendjen tek nisja e stërvitjes. Duro pret vetëm që ta thërrasin dhe t’i komunikojnë shkarkimin. Futbollistët nga ana tjetër duan të mësojnë sa më parë se çfarë do bëhet. Në kushte të tilla, tek Vllaznia futbollistët dhe drejtuesit e saj duket se janë duke festuar ende Vitin e Ri. Ata janë me pushime dhe të paktën edhe këtë fundjavë do jenë kështu. Mbase ia vlejnë këto pushime të stërzgjatura për ta nisur me vrull pastaj punën për fazën e dytë pavarësisht se ka shumë enigma për mënyrën si do punohet në të.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments