Java e 12-të e kampionatit të kategorisë së parë të Kosovës ka dhuruar një tjetër fitore për Vushtrrinë, ekipin që drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.

Ajo ka luajtur në transfertën e vështirë të Drenasit ku ka fituar me rezultatin 3-1, falë dy golave të kapitenit Osmani dhe një tjetri të Maxhunit.

Me këtë fitore Vushtrria i ka ruajtur sërish pozitat në vendin e dytë të renditjes duke qenë vetëm një pikë larg Besës së Pejës, e cila edhe ajo ka fituar sot në transfertë.

Ndërkohë një nga pretendentët tjetër të kësaj kategorie, Vllaznimi i Gjakovës ka barazuar në fushën e tij duke bërë një hap shumë të gabuar.

Gjithsesi Vushtrria po i bën mirë detyrat e saj për arritjen e objektivit që ka, ngjitjen në Superligë. Dhe nën drejtimin e mjeshtrit Samuel Nikaj, njeriut që më mirë se kushdo tjetër e di se arrihet kjo, një objektiv i tillë duket mëse i arritshëm.