Rezultatet aspak të mira këto javë, bëjnë që tensioni të jetë i lartë në ambientin e Bajernit të Mynihut. E fundit që “i hedh benzinë zjarrit”, është edhe gruaja e Tomas Mylerit, e cila në një postim në Instagram, sulmon trajnerin Niko Kovaç, për faktin që e aktivizoi sulmuesin në fushë ditën e djeshme ndaj Frajburgut, vetëm në minutën e 70-të.

“Më shumë se 70 minuta duheshin, deri sa të vinte lëvizja e gjeniut” – shkruante gruaja e Tomas Mylerit në Instagram, Lisa Myler, duke ironizuar kështu me zgjedhjen e teknikut Kovaç për ta lënë në stol bashkëshortin e saj.

Pas ndeshjes, trajneri i bavarezëve nuk pranoi të komentonte këtë episod, ndërkohë që vetë Myler u shpreh se diçka e tillë ishte e gabuar.

Vetë Lisa i kërkoi ndjesë trajneri Kovaç për këtë veprim, dhe çështja mund të quhet e mbyllur në kampin e Bajernit.