Vllaznia e ka nisur pjesën e dytë të kampionatit me një fitore shumë të rëndësishme përballë Egnatias.
Një fitore e dyfishtë për moralin, por edhe për renditjen, duke i kthyer kuqeblutë përsëri në garë për kreun.
Diferencën në një ndeshje shumë të luftuar ku nuk munguan drithërimat në të dy portat, e bëri një aksion spektakolar i finalizuar nga Kallaku në pjesën e parë.
Shkodranët u mbrojtën me rregull dhe mbajtën sa më larg portës së tyre rrogozhinasit të cilët u ndalën në disa raste të mira që krijuan nga Pohls i vëmendshëm.
VLLAZNIA-EGNATIA 1-0
27′ Kallaku


