Vllaznia ka mbyllur sot përgatitjet në Austri pas stërvitjes dy javore në këtë vend. Kuqeblutë gjatë kësaj periudhe edhe kanë zhvilluar ndeshje miqësore ku kanë dalë triumfues në të gjitha takimet. Ka pasur disa elementë të skuadrës që kanë spikatur me performancat e një prej tyre është edhe Mehdi Çoba.

Sulmuesi ka shënuar në dy miqësore që kanë zhvilluar shkodranët, duke treguar kështu jo vetëm një formë të mirë sportive, por edhe një marrëdhënie shumë të mirë me golin.

Kjo duke kujtuar edhe para përgatitjet e edicionit të shkuar. Ku Çoba ishte protagonist në gjitha takimet miqësore të verës së shkuar me Vllazninë, duke shënuar disa gola.

E për më tepër ai u shndërrua në protagonist gjatë verës së shkuar edhe në Conference League. Në turin e parë ku Vllaznia kishte përballë Siroki Brijeg, mëngjërashi ishte protagonist kryesor. Ku shënoi golin e shpresës në humbjen 3-1 në Bosnje dhe dha asistin e golit të tretë në Shkodër në fitoren 3-0 dhe që siguroi kualifikimin e kuqebluve në raundin e dytë.

Tashmë shpresohet që Çoba të tregojë edhe njëherë vlerat e tij, duke filluar që nga ndeshjet e Europës kundër Craiovas.

Hapësirat në kampionatin e shkuar nuk kanë qenë të mëdha për 22-vjeçarin, por sa herë që ai është thirrur në “apel” ka zhvilluar performanca shumë pozitive. E ndërsa në edicionin e ri pritet “shpërthimi” përfundimtar i numrit 11-të të shkodranëve.

Endri ÇINARI